Ditën e nesërme do të zhvillohet edicioni i tretë i kupës “Mejdan Zhivani”. Një kupë që organizohet në nderim të gazetarit dhe kolegut tonë të ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme tre vite më parë. Në këtë aktivitet përkujtimor do të marrin pjesë gazetarë nga Shkodra, Tirana, Kukësi dhe Kosova. Përveç tyre edhe shumë të ftuar të tjerë të cilët do të jenë të pranishëm në nderim të kësaj figure të njohur të gazetarisë.
Arsyeja e zhvillimit në Kukës është kërkesa e bërë një vit më parë nga gazetari kukësian Jonuz Hallaçi për ta organizuar edicionin e rradhës në këtë qytet sepse sipas tij, “Mejdani nuk ka qenë vetëm i Tropojës që e lindi, i Shkodrës që e rriti profesionalisht dhe i Tiranës ku mbylli sytë, por i gjithë Shqipërisë dhe i gjithë shqiptarëve.
© shkodrasport.com