Diten e neserme (e shtune) ne Shkoder do te zhvillohet nje aktivitet shume interesant shahu. Ai ka per organizatore “Unionin e Shahisteve te Veriut” dhe Bashkine Shkoder. Aktiviteti do te zhvillohet ne ambjentet e shkolles “Shejnaze Juka”.

Ky aktivitet zhvillohet ne kuadrimin e festimeve te 100 vjetorit te FIDE (Federates Boterore te Shahut) dhe ai eshte i hapur per pjesmarrje nga te gjitha moshat. Tashme regjistrimet kane perfunduar dhe diten e neserme mbetet zhvillimi i ndeshjeve.

“Unioni i Shahisteve te Veriut” me president Xhemal Shkjaun dhe sekretar Eduard Hoxhen, kane zhvilluar vazhdimisht aktivitete te tilla per promovimin sa me shume te ketij sporti dhe si rrjedhoje po mundohen te mbajne gjalle interesin per te.

Edhe ne aktivitetin e neserm pritet qe pjesmarrja te jete e madhe, nderkohe qe per tre shahistet me te mire do te kete edhe stimuj financiare dhe kjo e ben edhe me interesante garen./www.shkodrasport.com/