Do te zhvillohet sot ne Shkoder edicioni i dyte i Kupes ne nderim te dy figurave te shquara te atletikes shkodrane dhe shqiptare, pikerisht Gezim Memes dhe Vildan Tufit. Garat do te startojne duke filluar 15:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Ky aktivitet organizohet nga Shoqata e atletikes Vllaznia, ne bashkepunim me Bashkine Shkoder dhe Federaten Shqiptare te Atletikes dhe eshte ne nderim te dy ish- trajnereve te shquar qe tashme nuk jetojne me.

Ne te do te marrin pjese atletet me te mire te Shqiperise, por edhe te ftuar nga Kosova te cilet pritet te konkurrojne ne mes tyre ne garat e shpejtesise dhe ato te kercimeve, ku pritet te kete edhe rezultate te larta.

Natyrisht qe kujtimi dhe nderimi i figurave te tilla si Gezim Mema dhe Vildan Tufi eshte diçka shume e mire, ne shenje mirenjohje per kontributin e dhene per sportin e atletikes dhe jo vetem dhe ne fakt Shkodra ka ditur dhe di te tregoje respekt per te gjithe ata qe e kane nderuar ne vite.