Ndarja nga jeta e ish- arbitrit të FIFA-s Tahir Kalaci sigurisht që ka qenë një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij por edhe për komunitetin e arbitrave të futbollit dhe më gjerë. Pikërisht për këtë arsye, Kolegjiumi i Arbitrave të Shkodër në bashkëpunim me familjen e tij do të zhvillojnë homazhe mbi trupin e të ndjerit. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10.00- 12.00 në sallën e Këshillit të Qarkut.
Natyrisht që Tahir Kalaci e meriton një vlerësim të tillë. Ai është karakterizuar nga korrektesa, ndershmëria dhe cilësitë e tij të cilat e kanë bërë atë të veçantë. Karrierën e arbitrimit që e nisi në vitin 1962, e mbyll me sukses në vitin 1987 dhe më pas, për shumë vite ka mbajtur detyrën e kryetarit të Kolegjiumit të Shkodrës.