Ditën e nesërme do të startojë kampionati kombëtar i basketbollit për 16 vjeçarët. Në të do të marrë pjesë edhe ekipi i Vllaznisë i cili këtë sezon drejtohet nga trajneri Ermal Milla. Sipas kalendarit, ndeshjen e parë ekipi shkodran do ta luajë ditën e shtunë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Përballë tij do të jetë ekipi QMB dhe ndeshja do të startojë në orën 11.00. Në kampionatin e sivjetëm marrin pjesë 12 ekipe. Vllaznia padyshim që do të ketë pretendimet e saj.
Ajo që vihet re është se me ardhjen në krye të basketbollit shkodran të presidentit Alban Xhaferi, ka një vëmendje më të madhe edhe ndaj ekipeve zinxhir.
Për momentin fokusi është përqendruar tek ekipi i parë dhe aty po shkarkohen të gjitha bateritë në rradhë të parë për ta shpëtuar dhe pasi të arrihet kjo, pritet që të hidhen sytë edhe drejt moshave.
Ideja është për shtimin e masivitetit në rradhët e fëmijëve që e ushtrojnë këtë sport dhe pasi të ndodhë kjo, kuptohet që do punohet edhe për rritjen e cilësisë sportive.
Nga ajo qe diskutohet po mendohet që Vllaznia në një të ardhme të afërt të mos ketë nevojë për të blerë shumë basketbollistë të huaj siç po ndodh aktualisht.
© shkodrasport.com