Një javë pas nisjes së kampionatit të meshkujve, nesër do të nisë edhe kampionati i volejbollit të femrave. Vllaznia ndeshjen e saj të parë do ta luajë në Durrës ndaj Teutës. Në ndryshim me kampionatin e kaluar, ekipi shkodran sivjet pretendon që të futet në katërshen e ekipeve më të mira të kampionatit, për të luajtur pastaj në play-off.
Trajnerja Sadije Gogaj ka besim se ky objektiv do të arrihet. Ekipi ka dy muaj që ka nisur stërvitjen dhe gjendja e tij duket e mirë. Përbërja e tij është e njëjta me atë të një sezoni më parë dhe asaj i është shtuar edhe ndonjë element i ardhur nga ekipi i të rejave. Ndërthurja e elementit ka bërë që tashmë të ketë më shumë pretendime dhe besim për arritjen e objektivit është prezent tek të gjithë pjestarët e këtij ekipi.
© shkodrasport.com