Java e trete e “Abissnet Superiore” ka dhuruar supersfiden Vllaznia- Partizani dhe ne Shkoder mezi jane duke e pritur perballjen me ekipin kampion ne fuqi te vendit.
Nderkohe klubi Vllaznia ka njoftuar se fundi qe duke nisur nga neser do te filloje edhe shitja e biletave te kesaj ndeshje, duke u bere thirrje tifozeve per te qene ne stadium dhe per ta mbeshtetur skuadren e tyre ne kete ndeshje shume te rendesishme.
Starti i kampionatit ka treguar qe Vllaznia ka pretendime megjithate per ta vertetuar kete gje, duhet te mundin rivalet direkt, duke filluar nga Partizani diten e enjte.
Pritet qe numri i tifozeve ne stadium te jete i madh dhe ne fushe te jete nje spektakel i vertete. Te dy ekipet duan te jene ne garen per titull dhe padyshim qe do te kerkojne t’i tregojne “dhembet” njeri- tjetrit mbremjen e se enjtes ne “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/