Pasditen e së premtes do të nisë në Velipojë turneu i dytë i beachvolejit “Velipoja 2017”. Nëse një vit më parë ky turne është zhvilluar kryesisht me pushues por edhe sportistë profesionistë shkodranë, sivjet është krejt ndryshe. Ai organizohet nga Bashkia Shkodër dhe zhvillohet tek kompeksi “Devi”, rruga nr.3.
Turneu do të zgjasë tre ditëë, pranë në datat 25, 26 dhe 27 gusht. Organizatorët janë munduar që të ketë një pjesmarrje shumë serioze dhe për këtë arsye bëhet e ditur se të pranishëm për të konkurruar dhe për të fituar trofeun do të jenë edhe volejbollistë të ekipeve të Vllaznisë, Partizanit, Teutës e të tjerë. Ndeshjet pritet të jenë shumë interesante dhe me shumë rivalitet. Njëkohësisht edhe interesimi i sportdashësve dhe i pushuesve pritet të jetë i tillë. Pjesmarrës do të jenë 20 ekipe meshkujsh dhe 8 ekipe femrash. Pasditen e nesërme, konkretisht në orën 16.00 do të hidhet shorti i ndeshjeve të ditës së parë ndërsa rreth orës 17.00 mendohet të nisin takimet.
© shkodrasport.com