Ashtu siç e kishte paralajmeruar prej tre ditesh kryetarja e Keshillit Bashkiak Shkoder Brisela Kadija, diten e neserme, ne oren 11.00 do te zhvillohet mbledhja e Asamblese se Pergjithshme te Klubit te Futbollit Vllaznia.
Nje mbledhje shume e rendesishme e cila pritet t’i hape rruge zgjidhjes se problemeve financiare qe kane shoqeruar kohet e fundit klubin shkodran.
Dy nga tre pikat e rendit te dites, kane te bejne pikerisht me kete gje. Behet fjale per projek- vendimin per “miratimin e buxhetit te shoqerise aksionare Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a per vitin 2020” si dhe projek- vendimi “per miratimin e pasqyrave financiare te vitit 2018 te Klubit te Futbollit Vllaznia sh.a”.
Nga ana e Keshillit Bashkiak eshte kerkuar prej disa ditesh rregullimi i disa gjerave ne keto pasqyra financiare dhe projekt-buxhetin e ketij viti dhe Klubi Vllaznia sipas informacioneve e ka bere kete gje duke i derguar keto dokumenta ne formen e duhur tashme ne duart e anetareve te Asamblese.
Por nder tre pikat e rendit te dites te Asamblese se neserme, te ben pershtypje ajo e para, e projekt- vendimit “per miratim te thjeshtuar te kapitalit aksionar”. Qe do te thote se nese miratohet kjo pike, do te jete nje hap plus per te ardhmen e klubit dhe per privatizimin e tij sepse do te zvogelohej vlera e kapitalit te shoqarise aksionare Vllaznia.
www.shkodrasport.com