Diten e diele ne Koplik do te zhvillohet nje ndeshje shume interesante, pikerisht ajo ne mes Veleçikut vendas dhe Terbunit te Pukes. Te dy skuadrat jane ne gare per te siguruar nje vend ne zonen play-off dhe per momentin jane brenda saj, megjithate do te synojne fitoren per t’i forcuar edhe me shume pozitat.
Ne kampin koplikas atmosfera duket shume e mire. Fitorja në transfertë ndaj Adriatikut javen e kaluar, ka sjellë një klime pozive ne skuader, por edhe ne ambientin qe e rrethon ne mes sportdashesve në Koplik.
Para përballjes me pukjanët, trajneri Besnik Duli ne nje prononcim per mediat u shpreh: “Ne shohim përpara. Gërshetimi në grup mes lojtarëve të përvojës me ata të rinj, po bën ndryshimin.
Për takimin e radhës në shtëpi jam optimist se do të fitojmë. Kam porositur lojtarët të luajnë me kujdes dhe të qëndrojmë me ‘këmbë në tokë’. Shumica e lojtarëve janë vendas dhe kjo garanton ecurinë e Veleçikut”.
Sfida do te startoje ne oren 13:00 ne fushen sportive te “Vellezerve Duli” dhe pritet me interes nga tifozerite e te dy ekipeve, por kuptohet qe e rendesishme eshte zhvillimi i nje sfide fair- play dhe organizatoret e ndeshjes kane dhene siguri per kete gje.(www.shkodrasport.com)