Ekipi U-19 i Akademisë Vllaznia prej dy javësh ka nisur stërvitjen nën drejtimin e zëvendëstrajnerit Albert Kaçi por ndërkohë drejtuesit kanë menduar për ndryshime në pankinë dhe për këtë arsye, pas shumë konsultash është arritur në përzgjedhjen e stafit të ri të këtij ekipi.

Drejtuesit e Akademisë në bashkëpunim me ato të klubit kanë vendosur për të patur një rrokadë në drejtimin e ekipeve. Për këtë arsye, trajneri Elvin Beqiri që ka drejtuar 19 vjeçarët në sezonin e kaluar, pritet të marrë drejtimin e një ekipi tjetër. Ndërkohë vendin e tij pritet ta zërë një tjetër trajner nga kontigjent aktual i trajnerëve të Akademisë. Prezantimi i tij para medias do të bëhet paraditen së premtes. Stafi i tij do të nisë menjëherë punën duke u vënë në krye të ekipit që është kampion në fuqi i vendit dhe që pret konfirmimin përfundimtar për pjesmarrjen në Ligën e Kampioneve të të rinjve.

© shkodrasport.com