Vllaznia e futbollit te femrave rikthehet neser serish ne perballjet europiane me te njejtin objektiv si gjithe keto vitet e fundit, per te shkuar sa me larg ne kete kompeticion shume te rendesishem ku marrin pjese ekipet kampione te te gjithe shteteve te Europes.
Kampionet e Shqiperise siç eshte bere e ditur jane pjese e grupit 2 bashke me kampionen e Gjeorgjise- Lanchkhuti, ate te Austrise- St.Polten dhe kampionen e Azerbajxhanit- Neftçi. Sipas shortit, Vllaznia do te luaje neser ne oren 16:00 me skuadren vendase, ne perpjekjet e saj per te fituar dhe per te shkuar ne finalen e pas tre diteve.
Ne prag te kesaj ndeshje, gazeta “Shkodra Sport” ka biseduar me trajnerin Nikolin Leka per te folur shkurtimisht per sfiden e neserme dhe shanset e Vllaznise per fitore dhe kualifikim.
“Mund te them se atmosfera ne skuader duket shume e mire. Gjendja e vajzave eshte optimale dhe nuk do te kemi mungesa. Stervitja e sotme shkoi ashtu siç e kishim parashikuar dhe tashme jemi te fokusuar vetem tek ndeshja e neserme.
Kundershtarin e neserm, kampionen e Gjeorgjise, ne fakt nuk e njohim aspak dhe kjo na penalizon disi. Do te ishte me mire ta njihnim sadopak, por gjithsesi ne do te mundohemi te bejme lojen tone dhe objektivi i Vllaznise eshte i qarte, fitorja dhe kalimi ne finalen e grupit”- eshte shprehur trajneri Leka./www.shkodrasport.com/