Tashme nuk ka me asnje dileme. Ndeshja e shumepritur per titullin e Kampionit te Europes te peshes super te rende per Federaten WBO ne mes kampionit ne fuqi Nelson Hysa dhe sfiduesit te tij, maqedonasit Todorche Cvetkov, do te zhvillohet mbremjen e neserme ne Londer.

Ajo ishte programuar per t’u zhvilluar javen e kaluar ne Manchester te Anglise, por paisja me vonese e boksierit maqedonas me vizen angleze ka prishur te gjitha planet, por organizatoret e ketij eventi kane marre masat per ta zhvilluar kete te shtune sfiden e shumepritur.

Pasditen e sotme eshte bere edhe peshimi i dy sportisteve dhe konferenca e zakonshme per shtyp dhe duhet thene se interesi i shqiptareve ne Angli dhe jo vetem atyre, duket shume i madh per kete takim.

Nelson Hysa duket shume i vendosur per ta mbajtur serish gjerdanin e kesaj Federate, ndonese perballe do te kete nje boksier shume te forte si Cvetkov me nje bilanc prej 12 fitoresh ne 12 ndeshje te zhvillur dhe madje 9 fitore i ka me KO.

Por kampioni yne ka nje bilanc edhe me te pasur prej 19 fitoresh ne po aq ndeshje te zhvilluara, madje 17 prej tyre me nokaut. Dhe neser ne darke do te synoje te 20-te, edhe me mbeshtetjen e tifozeve te shumte shqiptare te cilet pritet te mbushin sallen ku do te zhvillohet kjo ndeshje. Ashtu siç ka edhe mbeshtetjen e “Fists of Fire”, promocionit qe vazhdon ta mbeshtese kudo boksierin shkodran.

Kujtojme qe perpos Nelson Hyses, ne eventin e neserm do te boksoje edhe shqiptari tjeter Alban Bermeta i cili do te ndeshet me boksierin boshnjak Mirsad Cebo.(www.shkodrasport.com)