Në Shkodër janë duke u bërë përgatitjet e fundit për Memorialin ndërkomëbëtar të boksit “Vllaznia 2014”. Që mbrëmë kanë filluar të mbërrijnë boksierët nga vendet e ndryshme të botës ndërkohë që kombëtarja shqiptare është e grumbulluar dhe tashmë çdo gjë duket gati për këtë pjesmarrje. Zëvendëstrajneri I kombëtares sonë, Jozef Sermi, në një intervistë për gazetën shkodrasport.com ka shpjeguar edhe disa nga detajet e Memorialit të 11-të që do startojë të premten në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe do zgjasë për tre ditë me rradhë.
“Jemi në përgatitjet e fundit. Ekipet pjesmarrëse tashmë kanë mbërritur në Shkodër dhe çdo gjë duket gati teksa presim që të zhvillohet një turne shumë i fortë”- ka thënë Sermi.Kombëtarja shqiptare pritet të ketë një numër të konsiderueshëm boksierësh pjesmarrës në këtë Memorial dhe sipas zëvendëstrajnerit të saj Sermi, objektivi është për të zënë dy apo tre vende të para. Pretendimet janë për Rexhildo Zenelin, Kristian Shytanin, Xhulio Vrenozin dhe ndonjë tjetër.Memoriali që nis nesër në orën 18.00, zhvillohet prej 11 vitesh rradhazi në Shkodër, në nderim të disa ish- boksierëve shkodranë që nuk jetojnë më. Nga viti në vit, rëndësia e tij është rritur nga numri I ekipeve pjesmarrëse teksa kanë qenë të pranishëm edhe kampionë olimpikë, kampionë bote dhe kampionë Europe.