Do të startojë të hënën Turi i Shqipërisë në çiklizëm, ceremonia e hapjes, ditën e hënë, duke nisur nga ora 10:45, në Sheshin Italia pranë Stadiumit “Arena Kombëtare”. Ne kete aktivitet marrin pjese shume ekipe shqiptare, por edhe te huaja. Pjesmarres ne kete Tur do te jete edhe ekipi i Vllaznise.
Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, i njohur ndryshe si Turi i Shqipërisë, zhvillon këtë vit edicionin e tij të 80-të. Gara e 3-të më e vjetër çiklistike në Evropë, e cila është prej disa vitesh është pjesë e kalendarit ndërkombëtar, do të përshkojë plot 754 km gjatë 5 etapave të saj, që i marrin 15 skuadrat pjesëmarrëse, nga të cilat 12 janë ndërkombëtare, përgjatë itinerarit Tiranë-Lushnjë-Elbasan-Vlorë-Përmet, duke e mbyllur në finishin tradicional të Fierit.
Shërbimet e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me organizatorët e aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e aktivitetit, përsa i përket sigurisë rrugore dhe rendit.
Me qëllim garantimin e zhvillimit të këtij aktiviteti dhe për të njoftuar qytetarët që kanë planifikuar lëvizjen në akset rrugore, në datat që do zhvillohet ky tur çiklistik, Policia e Shtetit ka marë masat e duhura për bllokimin dhe devijimin e lëvizjes së automjeteve në akset rrugore ku do të zhvillohet aktiviteti.
Aktiviteti çiklistik përfshin 5 etapa garash me itinerare të gjata në disa nga asket rrugore kombëtare. Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues.
Rrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë:
Etapa e parë – Tiranë – Dushk – Krrabë 146 km
Etapa e dytë – Tiranë – Lushnjë – Elbasan 157 km
Etapa e 3-të – Elbasan – Vlorë 143 km
Etapa e 4-t – Vlorë – Mbrostar – Përmet 185 km
Etapa e 5-të – Përmet – Fier 123 km
Totali: 754 km