Neser ne oren 16:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja miqesores ne mes dy ekipeve te Kategorise Superiore, Vllaznise dhe Apolonise.
Shtyrja e kampionatit, u ka dhene mundesine atyre te tentojne veten me njera- tjetren, ndonese kane per t’u ndeshur edhe ne javen e pare te kampionatit.
Por nderkohe, nje lajm i mire per tifozet e te dy skuadrave vjen serish nga RTSH Sport. Edhe kjo ndeshje do te transmetohet nga RTSH Sport nga 15:55. Eshte pikerisht ky televizion qe e ka bere nje gje te tille ne programacionin e dites se neserme.
Kanali sportiv i Televizionit Publik Shqiptar ne kete menyre vijon te kenaqe tifozet sepse eshte e disata ndeshje miqesore qe po transmeton gjate kesaj periudhe para fillimit te kampionatit.
Kjo eshte hera e trete ne fakt qe transmeton ndeshjet e Vllaznise. E ka bere kete gje ne takimin e luajtur javen e kaluar ndaj Teutes, e po ashtu edhe ate ndaj Tiranes nderkohe qe neser do te transmetoje edhe perballjen me Apolonine./SHKODRA-SPORT.COM/