Neser ne oren 16:45 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja me e rendesishme e javes se tete te Kategorise Superiore, ajo ne mes Vllaznise dhe Partizanit.

Nje sfide shume interesante te cilet padyshim qe do te kerkojne ta fitojne te dy ekipet dhe si e tille, nese do te kishte brenda edhe pranine e tifozeve, do te dhuronte me shume emocione.

Per shkak te situates se krijuar nga pandemia, ata do te mungojne serish e ndonese kjo nuk eshte diçka e mire, por tashme ky eshte realiteti.

Megjithate, tifozet e Vllaznise nuk do te mungojne ne kete ndeshje. Grupimi “Power 12” ka bere te ditur se do te jene te pranishem per te mbeshtetur skuadren e tyre te zemres.

“Neser luan Vllaznia, krenaria e çdo shkodrani. Ne si tifogrup do jena te pranishem. Grumbullimi fillon neser ne 12.00. Pjesmarrja asht detyrim”- shkruajne ata ne faqen e tyre.