Vllaznia do te luaje pasditen e neserme nje ndeshje miqesore. Perballe saj do te jete ekipi Otrant Olympic i Ulqinit i cili pak muaj me pare shenoi arritjen historike, ngjitjen per here te pare ne Superligen e Malit te Zi. Ecuria e kesaj skuadre nderkohe edhe ne kampionatin aktual mbetet e mire duke u renditur e katerta pas gjashte javesh.

Si rrjedhoje pritet te jete nje ballafaqim interesant ku trajneret Brdariç dhe Vukiçeviç do te provojne skuadrat e tyre ne fushen e lojes, skemat, por edhe lojtaret e stolit per t’u dhene edhe atyre minutat e duhura.

Por nderkohe e gjithe vemendja e tifozerise shkodrane duket se eshte e perqendruar tek lojtari i sapoardhur nga merkatoja, sulmuesi afrikan Edlin Randy Essang Matouti. 21 vjeçari ka vetem dy dite qe i eshte bashkuar skuadres ne stervitje, por neser pritet qe te luaje ndaj Otrant.

Ende nuk eshte e qarte se sa minuta do t’i jape ne dispozicion stafi teknik, por te gjithe jane kurioze per ta pare ne fushe kete futbollist qe pak muaj me pare ka debutuar edhe me kombetaren e vendit te tij. Ndeshja Vllaznia- Otrant do te nise ne oren 19:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”./www.shkodrasport.com/