Pasditen e nesërme do të zhvillohet e para ndeshje miqësore për ekipin e Vllaznisë në prag të nisjes së kampionatit.

Kuqeblutë e trajnerit Lika do të ndeshen me koplikasit e Veleçikut që drejtohen nga kolegu i tij Besnik Duli.

Tashmë është fiksuar edhe orari dhe vendi ku do të luhet kjo miqësore. Ajo do të startojë në orën 17.30 në fushën sportive të Shtojit, fushë ku aktualisht është duke zhvilluar seancat stërvitore ekipi shkodran.

Nga sa duket, kjo miqësore pritet me interes nga sportdasëshit e të dy ekipeve që duan të shohin në fushë ato pikërisht dy javë para nisjes së kampionatit të kategorisë së parë, ku ato do të marrin pjesë.
© shkodrasport.com