Argjentinasi Nestor Pitana është caktuar si arbitër për ndeshjen e hapjes të Kupës së Botës 2018 ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite të enjten më 14 qershor në stadiumin Luzhniki në Moskë. Ai do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Juan Pablo Bellati dhe Hernan Maidana, me Sandro Ricci nga Brazili i caktuar si zyrtari i katërt.
Ekipi Video-Asistues i Arbitrazhit përbëhet nga Massimiliano Irrati nga Italia (VAR); Mauro Vigliano nga Argjentina (AVR 1); Carlos Astroza nga Kili (AVR2) dhe Daniele Orsato, Itali (AVR3).
Nestor Pitana do të bëhet arbitri i dytë argjentinas për të marrë pjesë në dy Kupat e Botës pas Norberto Coerezza, i cili mbikqyri dy ndeshje në vitin 1970 dhe një në 1978.
Pitana është një nga gjyqtarët më me përvojë të Amerikës Jugore. Ai bëri debutimin e tij në ligën e Argjentinës në vitin 2007 dhe zyrtarizoi ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare në vitin 2010.
Në Botërorin e Brazilit 2014, ai arbitroi katër ndeshje duke përfshirë edhe Francën-Gjermani në çerekfinale.
Pitana u kthye në Brazil në 2016 për Turneun Olimpik të Futbollit ku ai drejtori gjysmëfinalen midis Gjermanisë dhe Nigerisë. Një vit më vonë në vitin 2017, ai ishte i përfshirë në një tjetër gjysmëfinale, në Kupën e Konfederatave të FIFA-s ndërmjet Gjermanisë dhe Meksikës.