Manuel Neuer ka lënë gjithçka të hapur lidhur me të ardhmen e tij.

Kapiteni i Bayern Munich, Neuer, ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij dhe situatën aktuale tek Bayern Munich.

Neuer ka bërë të ditur se është i lumtur tek Bayern, por nuk ka refuzuar të hedh poshtë mundësinë për transferim jashtë kufijve të Gjermanisë.

“Kurrë nuk kam thënë se do ta mbyll karrierën time në Gjermani” ka thënë Neuer për ‘Kicker’, transmeton lajmi.net. “Por, unë nuk kam thënë as se do të largohem nga Bayern” ka shtuar kapiteni i bavarezëve.

“Për momentin unë nuk mund ta imagjinojë që të luajë jashtë kufijve, por unë e di se biznesi mund të më rrëmbejë” ishin fjalët e portierit gjerman.

Neuer gjithë karrierën e tij e ka kaluar në futbollin gjerman, duke luajtur me Schalke 04, Bayern Munich dhe Kombëtaren e Gjermanisë.