Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer, është shprehur shumë i mërzitur pas eliminimit në Kupën e Botës.
“Nuk kemi bindur në asnjë ndeshje, ku mund të themi se ajo ishte përfaqësuesja gjermane.
Kjo është e rëndë dhe për të ardhur keq. Mendoj se të gjithë janë shumë të zhgënjyer, që kemi humbur këtë mundësi të madhe.
Edhe në këtë ndeshje nuk ia dolëm, të bënim një paraqitje të mirë. Mendoj se skuadrës i ka munguar gatishmëria dhe vullneti për të shkuar larg në këtë kampionat.
Edhe po të kishim kaluar grupet, do të ishim eliminuar maksimumi në çerekfinale”, u shpreh Neuer.