Bayern Munchen nuk ka pësuar gol në tri ndeshje radhazi. Në fitoren 3-0 kundër Union Berlin, Manuel Neuer mbeti si spektator.

Pavarësisht përqindjes së ulët goditjeve të pritura këtë sezon, 38- vjeçari nuk është i impresionuar nga kritikat: “Nuk u mërzita fare me kritikat. Është gjithmonë një çështje e cilësisë së goditjeve në golat që pranuam”, theksoi Neuer.

Kapiteni e sheh veten “në formë të mirë”. Manuel është i sigurt në vetvete: “Statistikat nuk i llogaris fare”, tha Neuer.

Pas tri fitoreve radhazi në Bundesligë dhe në Kupë, pa pësuar gol, Bayerni dëshiron të zgjasë më tej serinë pa pësuar gol: “Mezi presim ndeshjen kundër Benfikës. Ne duam t’u tregojmë tifozëve tanë se mund t’u rikthehemi fitoreve në Champions”, e mbylli kapiteni i klubit më të titullar në Gjermani.