Bylisi u mposht në shtëpi nga Egnatia dhe mbetet në vendin e fundit. Pas ndeshjes foli trajneri i ballshiotëve, Nevil Dede.
“E dinim që kundërshtari ka armë të fortë zotërimin, besoj se gabuam në 1-2 momente. Mund të them përsa i përket ndeshjes, komplimente djemve si u përballën me kampionët në fuqi. Më vjen keq për djemtë që duhet të besojnë më shumë te vetja dhe cilësitë që kanë. Nuk gjej shkaqe për humbjen, ndoshta shpërqëndrim apo mungesë eksperienca. Nuk pashë diferenca në fushë, pavarësisht se humbasim ndeshjen. Kam ardhur për të stërvitur këta djem, pastaj menaxhimi nga ne apo kundërshtarët është i dukshëm në televizor. Dhe menaxhimi i atij që i bie fyellit që nuk e kuptoj si dhe tek, më mirë ndoshta të flasi klubi. Habitem dhe nuk e kuptoj kush i sjell dhe si i sjellin.
Në menaxhimin e ndeshjes ndoshta gabuam ne dhe ndoshta përfitoi kundërshtari, por nuk jemi vetëm ne, është dhe një pjesë e rëndësishme që i bie fyellit, më falni bilbilit. Unë më shumë mundohem të përgjigjem për skuadrën time, nuk jam i duhuri të merrem me arbitrat se jam trajner ose kam profil që nuk dua ta gjej fajin diku tjetër po te vetja dhe skuadra. Çdokush që merr vesh nga futbolli e kupton menaxhimin e një ndeshje.
Më vjen keq për pikët, mënyra si u sollën skuadrat në fushë nuk meritonim të goditeshim në këtë formë. Në fund fare kur humbet pikët në këtë formë të vjen keq. Ne komunikojmë pas çdo ndeshje dhe theksi që duhet të rritemi, moralisht dhe psikologjikisht. Besoj se skuadra u soll korrekt, nuk mund të kem zhgënjim te skuadra, por te menaxhimi i situatave dhe që nuk morëm pikë.
Me shtatë të huaj, si është ndërtuar kjo skuadër, nuk kam qenë pjesë po nuk shmangem. E kam parë organikën, ka shumë lojtarë të huaj. Po rikthehet Kamara, për mua bëri paraqitje të mirë, 7 të huaj na japin oksigjen. Po realisht duhet dhe djemtë shqiptar të rriten. Përsa i përket logjikës, nuk po shkojnë paralel. E thashë kam ardh për të stërvitur këto djem të rinj dhe për t’i rritur.
Papa ka pashaportë shqiptare, vetëm Kamaran kishim. Jemi të kushtëzuar për zëvendësimet sepse raporti mes të huajve dhe shqiptarëve është që nuk i jep zgjidhje në atë moment. Isha i detyruar të ndryshoj rreshtimin, nuk vuajta as ashtu. Isha pak skeptik, doja ta bëja në pjesë parë kur tha Papa që vazhdoj ose jo. Vazhdoi e njëjta logjikë”, u shpreh Dede për RTSH.