Nevil Dede ka folur për ngjarjen e ndodhur pas ndeshjes Tirana – Bylis. Trajneri i njohur ishte i ftuar në emisionin “Skaner” ku dha mendimin e tij për atë që kishte parë në barazimin 2-2.

Në fund ceku dhe preku edhe vendimet e Komisionit të Disiplinës që ka çelur hetimin disiplinor duke lënë gjithçka të hapur. Dede deklaroi:

“Dua të them që është një pamje e shëmtuar. Nuk dua të merrem me penalltinë. Nuk kam mbaruar për arbitër. Nuk dua të bëhem viktimë nëse është apo jo. Po të prek si element pak fjalën episod, një ndeshje futbolli nuk varet nga një episod. Kjo ka një vazhdimësi. Kjo maratonë e gjatë, duhet të merresh nga java e parë deri te e fundit.

Kam një ditë e pak se çfarë mendoj se çfarë duhet të them. Duhet të them mendimin tim të vërtetë. Nuk më rezulton korrekte mënyra se si u përjetua fundi i ndeshjes.

Besoj se ka qenë pak e akumuluar. Në gjykimin tim dje është gabuar shumë. Tirana mund të rrezikonte shumë. Ata që kanë marrë vendimin, është lëvizje e zgjuar. Asgjë nuk është zyrtare”, tha ai.