Trajneri Nevil Dede, ka shprehur një mendim ndryshe në emisionin “Skaner” në MCN TV, për sa i përket ndeshjes së Vllaznisë me rumunët e Craiova, e cila u mbyll në barazim 1-1. Dede deklaroi se shkodranët ishin më solidë në pjesën e parë, të cilën e mbyllën në disavantazh.
Ai tha se ka parë që te Vllaznia nuk besonin se mund ta kalonin këtë kundërshtar, por me ndeshjen e treguar, tashmë do e tentojnë diçka të tillë.
Laçi dhe Vllaznia u treguan më solide. Shumë dinjitoze në paraqitje të dyja skuadrat. Nuk ka mbaruar asgjë, sidomos për Laçin duhet të jetë akoma më dinjitoze në ndeshjen e kthimit.
Unë kam një mendim ndryshe! Vllaznia më është dukur më solide në pjesën e parë, sidomos në zotërimin e topit. Në fund fare do thoja, skuadër dinjitoze për një pjesë loje, pas minutës 50, diferencat u ndjenë. Kjo është pamja ime për ndeshjen. Josa u tregua pragmatist, nuk donte ta humbte këtë ndeshje dhe ia doli. Mesa lexova unë, te Vllaznia nuk besonin se mund ta kalonin këtë kundërshtar, por me këtë paraqitje, ata tani mund të tentojnë. Diferencat e skuadrës rumune, ishin.
Sipas Dedes, diferencat mes dy ekipeve ishin të mëdha, por shtoi se kuqebluve iu hynë në hak, me penalltinë e akorduar.
Më shumë kualitet kishin. Entuziazmi i Vllaznisë dhe lidhja me tifozët i dha një shtysë të madhe. Kanë përballë një kundërshtar realisht shumë të fortë. Sidomos treshja e tyre përpara, ishte e frikshme. Rasti i penalltisë është i diskutueshëm dhe mendoj se Vllaznisë i hynë në hak. Por, mënyra si kundërshtari kalon lojtarët dhe shkon atje, tregon se kanë lojtarë me diferenca. Josa meriton një bravo të madhe, por skuadra duhet ta përjetojë pak më ndryshe ndeshjen.