Nevil Dede, ish trajneri i Tiranës dhe Kombëtares U19 ka folur për kualifikimi historik të Shqipërisë në Euro 2016. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Dede ka treguar se presidenti Armand Duka dhe ish tekniku italian Ganni De Biasi kanë meritat kryesore për këtë arritje të kuqezinjve.

Sipas Dedes, merita e presidentit Duka është që fitoi gjyqin ndaj Serbisë në CAS, ndërsa e De Biasit që që bashkoi grupin.

“Dy njerëzit kryesorë që Shqipëria shkoi në Europian, ishin trajneri Gianni De Biasi dhe presidenti i FSHF Armand Duka. De Biasi bashkoi grupin, ndërsa Duka fitoi gjyqin, atë ndaj Serbisë.

Bëmë mirë në Europian, ndonëse unë mendoj se mund të bënim më mirë. Futbolli ndonjëherë do edhe fat. De Biasi u shqiptarizua, bëri të gjithë për vete. Fitorja ndaj Serbisë në gjyq, ishte vendimtarja. Unë mendoj se Shqipëria po rinovohet dhe ka të ardhme.

Ka lojtarë të mirë në xhiro. Lojtarët 22 vjeç dhe poshtë mund të furnizojnë Kombëtaren. Europiani ishte një hap shumë i madh. Nuk është korrekte të them lojtarin më të mirë te Shqipëria”, u shpreh Dede./newsport/