Goli numër 19 i Neymar në këtë edicion të Ligue 1 i ka dhënë Paris Saint-Germain fitoren e ngushtë 0-1 në fushën e Toulouse, që e “blindon” këtë ekip në krye të kampionatit.
Kur kanë mbetur edhe 13 javë nga fundi, PSG ka 13 pikë më shumë se Marseille e vendit të dytë, që barazoi 2-2 ndaj Saint Ettiene, ditën e premte.
Në 18 ndeshje të luajtura në Ligue 1, Neymar ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 11 asiste, duke u përfshirë në 30 gola të skuadrës…
Parisi vuajti më shumë se zakonisht në gjetjen e fitores së 21-të në kampionat dhe pati nevojë për golin e Neymar që të merrte te pikët
Braziliani, i shërbyer nga Angel Di Maria, tundi rrjetën pasi lëvizi bukur në zonën mike dhe tani është dy gola larg nga Edinson Cavani, shoku i skuadrës që është golashënuesi më i mirë i Ligue 1 dhe nuk luajti në ndeshjen e djeshme.