Neymar do të rikthehet më i fortë pas kritikave të marra gjatë Kupës së Botës dhe do të jetë lojtari më i mirë i turneut të ardhshëm më 2022, thotë ish-trajneri i Brazilit Vanderley Luxemburgo.

Neymar është kritikuar për simulimet e ekzagjeruara në Botëror, por ish-trajneri i Real Madrid mendon se 26-vjeçari i ka pranuar kritikat dhe do të shkëlqejë në Katar 2022.

“Patjetër që kritikat kanë ndikuar tek ai,” shprehet Luxemburgo për Omnisport. “Të jeni të sigurt për një gjë: Neymar do të jetë lojtari më i mirë i Botërorit të ardhshëm.

“Gjithë kritikat që ka marrë gjatë Botërorit ishin të rënda. Ai u bë një ‘meme’ globale dhe mbase nuk e priste të ndodhte me të. Por ja që ndodhi! Mund t’i ndodhë çdokujt.

“Por kritikat e kanë ndihmuar të rritet. Dallohet sjellja ndryshe e tij, dhe ajo do të jetë akoma më e mirë në Botërorin e ardhshëm.”/telesport/