Neymar beson se përgjegjësia e udhëheqjes së Brazilit do të jetë e mirë për atë, pasi ylli i PSG u emërua kapiten. Trajneri Tite anulloi rotacionin e kapitenit, duke e zgjedhur Neymar si kapiten të përhershëm të Brazilit, në prag të miqësores ndërkombëtare të së premtes kundër SHBA në New Jersey.
Neymar pati një fushatë të turbullt të Kupës së Botës në Rusi, ku Brazili eliminua që në cerekfinale, ndaj Belgjikës. 26-vjeçari, i cili shënoi dy herë në këtë turne, pasi u rikthye nga një operacion në këmbë, ishte një objektiv i rregullt i kritikave për “teatrin” dhe sjelljen e tij në fushë, duke pasur simulime të ekzagjëruara.
Duke folur me mediat pranë Tite, pasi mori shiritin e kapitenit, Neymar u tha gazetarëve: “E kam pranuar përsëri sepse kam mësuar shumë dhe do të mësoj shumë më tepër. Kjo përgjegjësi do të jetë një gjë e mirë për mua”.
Duke reflektuar mbi fushatën zhgënjyese në Kupën e Botës së kësaj vere, Neymar tha: “Unë mendoj se ndoshta askush këtu, në këtë skuadër, nuk do të jetojë kurrë diçka të afërt me atë që nuk e kam jetuar as gjatë Olimpiadës, por edhe pas Kupës së Botës.
Unë isha në shënjestër nga shumë kritikë, shumë gjëra të këqija më ndodhën dhe nuk isha në rregull në atë moment, pas ndeshjes kundër Belgjikës, për të folur. Pra, kur unë nuk jam në rregull për të folur, preferoj të rri mbyllur, sepse heshtja është përgjigjia më e mirë. Ndaj kritikëve nuk kam shumë për të thënë.
Unë jam një lojtar që e merr topin 11 herë dhe në 10 herë shkoj direkt te kundërshtari. Kam pësuar shumë faulla gjatë Kupës së Botës, një tjetër mësim që mbaj me vete. Tani, përgjegjësia ime është edhe më e madhe për shkak të shiritit të kapitenit, por nëse nuk luani mirë futboll, nuk ke nevojë për të.
Dua t’u kërkoj falje tifozëve, që u tërbuan me ne, sepse humbja është një gjë shumë e keqe. Ne besuam se mund të ishim kampionë të botës, por nuk ishte e mundur”./telesport/