Neymar ka kundërshtuar sërish zërat që e lidhin me një transferim të mundshëm nga PSG_ja te Reali i Madridit, ndërsa ka treguar se ndihet mjaft i lumtur në kryeqytetin francez. Nga Doha, ku PSG-ja është për një turne festiv, Neymar ësahtë shprehur se synon të fitojë Topin e Artë, si një nga objektivat e tij më të rëndësishëm. “Jam shumë i lumtur te PSG-ja. Po luajmë mirë dhe po arrijmë rezultatet, ndërsa personalisht mund të them se jam përshtatur më shpejt nga sa e mendoja.

Synoj të fitoj Topin e Artë, por e di se është shumë e vështirë. Duhet të fitoj me skuadrën fillimisht, pastaj edhe Botërori. Nëse triumfojmë në Rusi me Brazilin, por edhe në Champions me PSG-në, atëherë besoj se të tjerat vijnë vetë”, u shpreh braziliani që u transferua nga Barcelona në Paris këtë verë.