Neymar vijon të jetë një fiksim i Barcelonës. Drejtuesit katalanas duan ta riblejnë, pas shitjes së tij te PSG tre sezone më parë.
Ata shpresojnë të bindin PSG-në që të ulë kërkesat nga 220 milionë eurot e paaguara në 2017, për shkak të krizës ekonomike. “Don Balon”, megjithatë, raporton se klubi ka një pengesë brenda shtëpisë.
Problemi quhet Antoine Griezmann, i cili duket se nuk do të lartohet nga Barcelona, edhe pse atje nuk është përshtatur. United ka gati 150 mln euro për të, por kampioni i botës do Barcelonën.
Qëndrimi i francezit do ta bënte të pamundur blerjen e yllit të PSG-së.