Jeta në aspektin profesional po i shkon mjaft mirë Neymar. Në ndeshjen ku PSG mori një fitore tenistike ndaj Crvena Zvezdës, 26-vjeçari arriti të realizojë një “hat-trick”, duke u bërë braziliani i dytë me më shumë gola në historinë e Ligës së Kampionëve.
Por, po aq mirë po i shkon edhe jeta e tij personale. Tashmë Neymar ka një lidhje të qëndryeshme me modelen Bruna Marquezine dhe duket se çifti ka vendosur që të kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë së tyre.
Siç shkruan, Gazzeta.it, dyshja ka në plan të martohet, edhe pse nuk ka shumë detaje për ditën, vendin apo orën.
Bruna dhe Neymar janë ribashkuar për të katërtën herë së bashku, pas ndarjes pak kohë më parë, kur bukuroshja deklaroi se dëshironte që të përkushtohej te karriera.
Mesa duket tashmë gjërat kanë ndryshuar për dyshen simpatike./telesport/