Neymar ka hyrë në fushë për herë të parë që nga një dëmtim i rëndë vitin e kaluar.

Braziliani kishte kaluar 370 ditë jashtë fushës para se të kthehej përfundimisht në aksion me Al Hilal .

Neymar u fut në lojë në minutën e 77-ta, ndërsa ndeshja u mbyll me rezultat 5-4, e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë.

Në përgjithësi, 32-vjeçari ka bërë vetëm gjashtë paraqitje për Al Hilal që kur iu bashkua atyre vitin e kaluar.

Anësori shënoi një gol dhe dha dy asistime për skuadrën e Arabisë Saudite.

Al Hilal nënshkroi Neymarin për 90 milionë euro në verën e vitit 2023. /Telegrafi/