Sulmuesi i PSG-së, Neymar Junior, ka një raport të shkëlqyer me Thiago Silvan, shok ekipi prej shumë vitesh në Paris dhe me kombëtaren e Brazilit.
Thiago Silva zgjodhi të mos rinovojë kontratën me kampionët e Francës dhe firmosi për Chelsea.
Ky largim i Thiago Silvës nga kryeqyteti francez, ka mërzitur shumë Neymar, i cili në faqet e tij zyrtare ka bërë një postim prekës për shokun e tij më të mirë.
Ylli brazilian i PSG-së shkroi: “Do më mungojë çdo ditë bërja e çantës tënde gati… Paç fat vëlla. Të dua shumë”, shkroi Neymar në faqet e tij zyrtare./abcnews/