Edhe 10 ditë na ndajnë nga super ndeshja Paris Saint-Germain-Real Madrid, një sfidë që do të jetë e vlefshme për 1/8-at e Champions League dhe që ka futur në ankth yllin e PSG, Neymar. Braziliani, në fakt, po e pret me padurim këtë takim.
Përballja me kampionët në fuqi të Europës do të jetë një provë e vërtetë për gjigantët e Francës. Një provë që do të tregojë nëse “Les Parisiennes” kanë atë që duhet për të fituar Champions League, që është edhe objektivi i pronarëve nga Katari.
PSG nuk ka frikë nga madrilenët dhe, pavarësisht eksperiencave të këqija në sezonet e fundit të këtij kompeticioni, ata duken gati për sfidat e ardhshme.
“Pres me padurim të luaj kundër Real Madrid”, ka thënë Neymar pas ndeshjes së kampionatit të luajtur dhe fituar kundër Lille, në të cilën ai realizoi një gol magjik me goditje dënimi.