Nuk shquhet shumë batuta dhe është serioz në operacionet që kryen me futbollistët. Por një deklaratë e fundit e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, nuk dihet si të përkthehet akoma. Kohët e fundit është përfolur shumë për një transferim të Neymar te Real Madrid, por kjo lëvizje duket shumë e vështirë, për arsye nga më të ndryshmet. Por Perez e ka gjetur një pikë të fortë për të bindur brazilianin, “Topin e Artë”.
Në një prononcim për “Marca”, Florentino Perez është shprehur: “Nëse vjen në Madrid, atëherë do e ketë më të lehtë të fitojë Topin e Artë. Real Madrid është klubi i cili i jep gjithçka që dëshiron një futbollisti të madh. Unë jam i gatshëm të nënshkruaj me Neymar në çdo moment”, – ka thënë Perez. Mbetet për t’u parë se si do të reagojë braziliani.