Neymar ka paralajmëruar PSG se do të largohet nëse klubi francez blen Cristiano Ronaldo-n, sipas raporteve të ndryshme në mediat evropiane. Ylli brazilian vetëm verën e kaluar bëri kalimin rekord me vlerë 222 mln euro nga Barcelona në Parc des Princes. Ai është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës franceze duke udhëhequr PSG në krye të renditjes së Ligue 1.
Neymar ka shënuar 18 gola për klubin dhe kombëtaren këtë sezon por së fundmi janë shtuar thashethemet për një kalim të portugezit në Francë. Ronaldo, 32 vjeç, është drejt fundit të karrierës dhe së shpejti mund të largohet nga Real Madrid pasi presidenti Perez po kërkon të rinovojë skuadrën. Por sipas spanjolles Don Balon, Neymar do të mundohet me të gjithë influencën e tij që operacioni të mos ndodhë.
Gazeta raporton se Neymar iu bashkua PSG për të qenë lideri i padiskutueshëm.Dhe 25-vjeçari ka frikë se afrimi i Ronaldo-s mund ta linte në hije.
Kështu që Neymar me sa duket i ka bërë një ultimatum klubit.
Ai thotë se do të mundohet të largohet nëse PSG blen Ronaldo-n. Dhe bordi e ka pranuar paralajmërimin dhe ka zbutur interesin për pesë herë kampionin e Ballon d’Or.