Kthimi i Neymar te Barcelona nuk do të ishte një lëvizje e mirë për gjigandët e La Liga-s, sepse ai nuk është një lojtar për ekipin. Kështu mendon Louis van Gaal, ish-trajneri i skuadrës katalanase dhe shumë të tjerave.
Më parë, këtë muaj, u tha se braziliani ndërkombëtar mund të bëjë një kthim te shokët e mëparshëm, në “Camp Nou”, nga PSG.
Ousmane Dembele, që dëshiron të largohet nga klubi spanjoll, mund të ndihmojë në lehtësimin e kthimit të 26-vjeçarit.
Dhe, ndërsa Barcelona është e gatshme ta marrë Neymarin përsëri, por në rrethana të duhura, ish-trajneri i saj, Van Gaal, mendon se rinënshkrimi me brazilianin do të ishte një veprim i keq për klubin e La Liga-s.
“Unë mendoj se nuk është mirë për Barcelonën, por ky është mendimi im, – tha holandezi për “La Porteria de Beteve”. – Neymar është ende një lojtar i ri, i cili mund të vazhdojë të zhvillohet. Ai, së pari, duhet të mësojë të jetë një lojtar i ekipit.
Neymar është shumë individualist, prandaj mendoj se Barcelona duhet të jetë vigjilente, përpara se të vendosë ta kthejë atë”.
Neymar shënoi 105 gola në 186 ndeshje për Barçën, para se të nisej për te PSG, si një transferim rekord botëror prej 222 milionë eurosh. Ai është tani në sezonin e dytë me kampionët francezë, të cilët janë në rrugën e një tjetër titulli në Ligue 1.
Fushata e Ligës së Kampionëve nuk ka shkuar aq mirë, teksa klubi francez do të përballet me Liverpool të mërkurën, në një ndeshje tepër të rëndësishme për kualifikimin në grup. Një fitore të mërkurën do ta vendoste PSG në vendin e parë të Grupit C./telesport/