Infrastruktura ne Shkoder eshte nje nga shqetesimet me te medha te komunitetit sportiv dhe padyshim qe shqetesimi me i madh i njerezve te futbollit eshte tek mungesa e fushave sportive. Por duket se ka ardhur momenti qe edhe kryeqendra e Veriut te behet me nje kompleks modern per futbollin.

Perzgjedhja e Shqiperise per zhvillimin e finaleve te Kampionatit Europian U17 ne vitin 2025, ka bere qe edhe Shkodra te jete nje nga kater qytetet mikepritese te ketyre finaleve por per ta bere kete gje, ekipeve pjesmarrese u duhen krijuar kushte komode jo vetem ne stadiume, por edhe ne fushat e stervitjes.

Pergjegjesi i zyres se sportit ne Bashkine Shkoder Alban Neziri, ne nje lidhje “Skype” me emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel ka folur diçka me shume ne lidhje me kete projekt.

“Bashkia Shkoder, KF Vllaznia dhe Federata Shqiptare e Futbollit kane nje projekt shume te bukur per ndertimin e nje kompleksi sportiv dhe shpresojme shume qe te ndertohet shpejt. Ndertimi i tij eshte nje domosdoshmeri per kete qytet sepse vetem nje fushe futbolli eshte jashtezakonisht shume pak per zhvillimin e ketij sporti.

Nderkohe pritet qe deri ne muajin nentor te mberrije ne Shqiperi nje delegacion i UEFA-s per te pare kushtet ne kater qytetet se ku do te luhen ndeshjet e kampionatit Europian U17 qe do te zhvillohet ne vendin tone dhe do vijne edhe ne Shkoder.

Me stadiumin “Loro Boriçi” jemi ne rregull, por kemi problem fushat e stervitjes dhe me kete rast, me nje bashkepunim te mire te te gjitha paleve, besojme se Shkodra do te behet me nje kompleks te ri sportiv”- eshte shprehur Neziri./SHKODRA-SPORT.COM/