E rëndësishme për Vllaznia U19 nuk do të jetë vetëm pjesmarrja edhe sivjet në “Uefa Youth League” por edhe një përfaqësim dinjitoz i këtij ekipi në këtë kompeticion të rëndësishëm.

I këtij mendimi është përgjegjësi teknik i Akademisë Vllaznia Alban Neziri teksa ka folur për gazetarët në konferencën e sotme për shtyp kur ka deklaruar:

“Kjo pjesmarrja konfirmon edhe njëherë tjetër faktin se Vllaznia është shembull në këtë drejtim. Do të tentojmë të përsërisim sezonin e kaluar kur në tribunën e stadiumit ishin tre mijë tifozë për ta mbështetur këtë ekip.

Sa i takon rezultatit, dua të them se nuk kemi shumë njohje për kundërshtarin megjithatë djemtë tanë besoj se kanë për të dhënë më të mirën e tyre.

Duhet t’i lëmë të qetë ata të luajnë ashtu si duhet dhe të jeni të bindur se kemi për të qenë krenar me ta. Të paktën me këtë ekip po bëjmë diçka të mirë për futbollin shkodran, të cilit me ekipin e parë i mungojnë pjesmarrjet në Kupat e Europës prej shumë vitesh”.
© shkodrasport.com