Pa asnje pretendim per t’u ngjitur me lart, ose per te rene me poshte, nisur dhe nga diferencat qe kishin skuadrat e vendit te trete dhe te peste, Terbuni zhvilloi nje ndeshje pa pretendime sot ne tranferte ndaj ekipit “Albanet”.
Megjithate pukjanet kane treguar karakter dhe ndonese ishin ne disavantazh 0-2 ne pjese e pare, ia kane dale qe ne te dyten te shenojne dy gola dhe si rrjedhoje te largohen me nje barazim nga kjo perballje.
“Albanet” kane shenuar golin e pare ne minuten e 32-te me ane te futbollistit Petritaj ndersa dy minuta para fundit do te ishte Spahiu ai qe do te shenonte edhe nje tjeter gol dhe pjesa e pare e ndeshjes do te mbyllej me avantazhin 2-0 ne favor te vendasve.
Kjo krijoi pershtypjen se Terbuni “e kishte dorezuar” ndeshjen, por jo. Pjesa e dyte tregoi tjeter gje. Ne minuten e 48-te do te ishte Kakooza qe do te ngushtonte shifrat dhe pas shume perpjekjesh do te vinte edhe goli i barazimit ne minuten e 83-te me ane te futbollistit Brilant Hasaj.
Perfundimisht 2-2 dhe me piken e marre sot Terbuni eshte ngjitur ne kuoten e 35 pikeve dhe ndonese ka per te luajtur edhe ndeshjen e fundit ndaj Murlanit, i gjithe ekipi ka filluar te perqendrohet tek ndeshja e fazes play-off qe do te luajne ndaj Sopotit. Ne Puke jane te bindur se i kane mundesite t’ia dalin te ngjiten ne kategorine e pare, prandaj dhe do ta tentojne deri ne fund.(www.shkodrasport.com)