…Te dijne se dje ai kishte ditelindjen dhe mbushi 59 vjeç. Urime, gezuar,edhe 100 plot vitalitet, shendet e suksese pa fund Mirel!
Te dijne se ai ka lindur ne Tirane ne 1 qershor te 1963 dhe eshte i biri i Doktorit te respektuar e te shquar pediater Shyqyri Josa, ndare nga jeta pak vite me pare, te cilin fatmiresisht e kisha mik te mire,
Te dijne se eshte Dhenderr i ish-trajnerit te Kombetares sone dhe i trajnerit te Tiranes gjithashtu, Prof. Shyqyri Rrelit, ndare nga jeta gjithashtu pak kohe me pare, nje tjeter mik i imi i shkelqyer.
Te dijne se ka qene dy here trajner i Tiranes me te cilen ka fituar titullin dhe kupen por edhe fatkeqesisht ishte ne krye te saj edhe ne 2017 kur per here te pare Tirana ra nga Superliga e futbollit shqiptar.
Te dijne se vjen per here te trete tek Vllaznia e fiton me shkodranet Trofeun e pare, me pare ka qene ne pankinen e tyre ne 2006-08 dhe ne 2010-11.
Te dijne se pas Trofeut te djeshem me Vllaznine, tashme eshte trajneri rekordmen i titujve dhe trofeve ne historine e futbollit shqiptar, me 5 Kampionate, 4 Kupa e 3 Superkupa [12 ne total] fituar me Tiranen, Skenderbeun, Vllaznine por edhe me Prishtinen, pas tij me 11 trofe renditet nje emer i madh i futbollit tone, Prof. Zihni Gjinali.
Te dijne qe Mireli ka qene trajner qe nga 2003 kur e nisi kete profesion tek Tirana, Vllaznia, Lushnja, Skenderbeu, Elbasani, Teuta, Shkumbini, Kukesi, Laci e Prishtina.
Te dijne se beri histori teksa fitoi 4 tituj rresht ne Korçe dhe ishte trajneri i pare shqiptar qe çonte nje skuader tonen ne grupe ne kupat e Europes.
Te dijne qe ka qene nje nder mesfushoret sulmues por edhe mbrojtes me te mire te futbollit shqiptar ne vitet ’80- ’90 ku luajti per Tiranen e dyte me te mire ne histori pas asaj te Lym Alles ku ne periudhen 1980-91 fitoi si lojtar 4 tituj kampione e 3 kupa te Shqiperise, ku ne 250 ndeshje shenoi 40 gola.
Te dijne se ai luajti futboll deri ne vitin 1999 pra deri ne moshen 36 vjecare ku vitet e fundit te karieres veshi fanellat e disa skuadrave greke si te Aris, Kavalla, Lykoi, Alexandropoli, Neapoli sm etj.
Te dijne se luajti nga 1984-92 plot 27 ndeshje me Kombetaren e Shqiperise e ku shenoj vetem 1 gol por gol qe mbahet mend gjate ate kunder Belgjikes ne fitoren e Shqiperise kunder saj 2-0.
Te dijne se 4 nga golat e shenuar nga Mirel Josa gjate karieres se tij meritojne te quhen gola historike. Sepse ne Kampionatin europian te 18 vjecareve zhvilluar ne Finlande ne 1982 ai luajti kunder Marco Van Bastenit dhe shenoi golin e vetem te Shqiperise ne ate humbje tonen 1-3 por pikerisht ky gol e eliminoj Hollanden per me tej.
Sepse ne 1983 ne Trir te Gjermanise shenoj gol kunder ekipit te Berti Vogst ne ate barazim historik 1-1 qe e coi Shpresen e Shqiperise ne cerekfinale perballe Italise.
Sepse ne 1984 ne Tirane ne eliminatoret e Boterorit shenoi golin e pare kunder Belgjikes ne fitoren tone te bujshme 2-0 ku goli i dyte mban per autor te pa harruarin Ben Minga.
Sepse ne edicionin 1986/87ne Kupen e Kupave ne secondat e fundit te ndeshjes ne Bukuresht shenon golin e kualifikimit e te fitores se Tiranes 2-1 kunder Dinamos se Bukureshtit. E pra nje CV te tille sportive do ta lakmonte çdokush.
E mbi te gjitha Mirel Josa nje nga miqte e mij me te mire e me te hershem ne futbollin shqiptar, vlen te veçohet si nje mik i mire, si nje qytetar i civilizuar, si nje djale i mencur, i qete e i matur, si nje çun tirone qe meriton veç respekt e mirenjohje per gjithçka ka bere per futbollin shqiptar e per qytetin e tij.
Dhe jam teper i sigurte qe ata kodoshet qe sot mbajne veshur padrejtesisht fanellen e rende e historike Bardhe e Blu pavaresisht se fluturojne me Presh ne By…edhe e quajne veten kampione sot kur Josa shkon plot autoritet e dinjitet si trajner ne Shkoder e i jep Vllaznise sone mike mbi 100 vjeçare nje trofe kesisoj, e nje bilete per ne Europe, duhet te ndihen te turperuar.
Sepse asnje palaço e rrenegat qe shet e ble ndeshje e ben pazare ne kurriz te te tjereve (vecmas kete sezon te sapo mbyllur kunder Shkodres e ne favor te Partizanit, Lacit e Kukesit), asnje klloun e sharlatan qe luan apo edhe flet ne emer te SK Tirones e shkon e i ngul thiken pas shpine mikes e aleates sone shekullore Vllaznise, nuk meriton te quhet i familjes sone Bardhe e Blu.
Shembulli i Ali Memes shume vite me pare, por edhe ky i Mirel Joses sot jane shuplaka me e mire fytyres per te gjithe ata qe kerkojne te armiqesojne dy klubet tona djepe te futbollit shqiptar, qofshin keta tiranas apo edhe shkodrane qe kerkojne te mbajne ndezur sherre e meri te sajuara pa asnje shkak mes dy qyteteve tona, klubeve tona e mes tifozerive tona.
Eshte nder per ne tironasit e qytetin tone qe ne Vllaznine historike e ne Shkodren e civilizuar na perfaqeson nje djal tipik i miresise e i qytetarise tironase por dhe teper i afte e profesionist si Mirel Josa sikurse eshte privilegj e kenaqesi e vecante per Shkodren e shkodranet te kene ne krye te futbollit te tyre nje nder lojtaret e trajneret me te mire e me te suksesshem te historise se futbollit shqiptar, e aq me shume kur ai ju vjen nga familja e tyre mike Bardhe e Blu.
Tirana e Shkodra duhet te jene modeli i futbollit shqiptar, per nje mije e nje arsye .plus edhe modeli i qyteterimit, civilizimit, demokracise, patriotizmit, antikomunizmit e i shqiptarise, sepse te tilla kane qene jete e mot e te tilla duhet te mbeten edhe per brezat e ardhshem.