Ikja e maqedonasit Mirsad Jonuz nga Vllaznia te them te drejten nuk me la aspak shije te mire dhe kjo jo per faj te tij por per faj te gjithe atyre qe kush me shume e kush me pak jane sot e prej disa vitesh shkaktaret e fajtoret e vertete te kesaj gjendje ku eshte katandisur prej kohesh Vllaznia.Djepi i futbollit shqiptar e qyteti i Mjeshtrave te medhenj te historise se futbollit tone kombetar.
Gjithesesi rikthimi ne pankinen blu-kuqe e ne krye te Vllaznise se tij te zemres e te Skodres se tij te dashtun pas 14 vjetesh i nje emri te madh te futbollit shkodran e atij shqiptar, i mikut tim te mire e shume te hershem Hysen Dedia, nuk e di pse me mbushi me nje lloj gezimi e optimizmi se PO atje ne Shkoder e aty tek Vllaznia dicka e mire nga sot e mbrapa do te behet qe c’ke me te sepse ne fund te fundit sic thote populli i Zoti di se si ta nxjere Gomarin nga balta dhe po i Zoti e di me mire se askush tjeter se ku i pikon Catia e shtepise se tij.
Dhe ne Shkoder Seri eshte djale e zot shtepie si pak kush tjeter!
Ndaj me erdhi vertet mire qe Shkodres ne momente te tilla delikate i rikthehen Djemte e vet…i dalin per zot e i vene gjoksin per ti rikthyer nderin e neperkembur pa drejtesisht.
Keshtu pat bere edhe vite e vite me pare Ser Dedia kur ne rolin e njerit prej mbrojtesve me te mire shkodrane te Vllaznise se tij e njeri prej me te mireve te futbollit shqiptar ne ate post ku luajti jo pak por plot 17 vjet ku startoi djalosh 19 vjecar e u largua ne moshen 36 vjecare [ 1978 – 95] e ku do do te fitonte 2 tituj Kampione ne 1983, 92, do te fitonte 3 Kupa te Shqiperise ne 1979, 81, 87 e do te ishte edhe Kampion i Ballkanit me Shpresat kuq e zi ne 1981.
Sikurse vite me pas edhe Trajner Kampion e fitues i Superkupes se Shqiperise po me Vllaznine e tij te zemres ne 97/98.
E kush nuk do ta kishte zili nje CV te tille sportive…
Dhe eshte e 4 here qe Ser Dedia ulet ne pankinen e Vllaznise teksa me pare e nder vite tekniku 59 vjecar ka drejtuar edhe Bylisin, Lushnjen, Gjirokastren, Lacin, Durresin, Egnatian e Shijakun pra nje goxha pervoje qe me siguri absolute do ti sherbeje absolutisht shume Vllaznise ne situaten ne te cilen ndodhet ajo e futbolli shkodran te pakten une keshtu shpresoj e besoj.
E kam telefonuar nder te paret dhe e kam uruar te prifte e mbara ty e Vllaznise tende miku im i mire e i kah-hershem Ser Dedia.
Vertet Shkodra sot me shume se kurre kishte nevoje per ty, per nje emer te madh si ti per reputacionin e pervojen tende per dashurine tende puro shkodrane per Vllaznine e Shkodralocen ku u linde, u rrite e u bere ky qe je sot djali i dhimbsur, i dashur e i respektuar i saj njeri prej Kampioneve te mrekullueshem te Djepit te futbollit shqiptar.
Kam qene pikerisht aty prezent ne Shkoder e ne Loro Borici [ish Vojo Kushi] ate fund sezoni te 1995 kur ti e mbylle karieren tende te gjate e te shkelqyer 17 vjecare ne ndeshjen kunder Tiranes dhe besoj se te kujtohet fort mire kur te kam intervistuar ne ato momente te vecanta, te veshtira e plot emocion per ty o Ser Dedia dhe kurre s’mu hoqen dot nga kujtesa lotet ne syte e tu sepse e kuptoj fort mire se c’do te thote te ndahesh kesisoj nga pjesa me e bukur e jetes tende e nga pasioni yt me i madh, Futbolli i luajtur !
Shpresoj t’ja dalesh bajagi fort mire Seri, shpresoj te te gjinden prane te gjithe ata qe e duan Vllaznine me zemer e me shpirt dhe jo me llogje pazari e vetem me letra e firma pa vlere shpresoj te kesh mbeshtetjen e gadishmerine e djemve te talentuar te Vllaznise se sotme qe vertet kishin nevoje te kishin ne krye nje emer si TI, sepse mbeshtetjen e tifozeve shkodrane e te krejt qytetit qe Futbollin e ka si Fene e tij te dyte as qe e diskutoj qe do e kesh pa limit e ne cdo ore te dites e te nates.
Shpresoj qe ne krye te ekipit per ti dhene fund njehere e mire edhe aventures se stergjate te varesise nga Bashkia te vije edhe biznesmeni i fuqishem i atij qyteti nje tjeter djale i respektuar e i sukseshem i Shkodres tende z. Alban Xhaferri qe deri me tani e ka thene me sukses fjalen e tij ne krye te ekipit te Basketbollit te Vllaznise.
Duke shpresuar qe dy ndeshjet cerekfinale te Kupes ndaj Teutes ti kalosh me sukses [ edhe pse do te duhet te eleminosh aty nje tjeter djale zotni Shkodre mikun tim te mire e te hershem Edi Martinin] une besoj se kalendarin e 8 ndeshjeve te mbetura ne Superlige nuk e ke fort te keq ku me Bylisin, Teuten, Kukesin e Flamurtarin do te luash ne shtepine tende ndersa me Tiranen, Luftetarin, Skenderbeun e Partizanin luan jashte fushes tende ku te pakten do te duhet te mos humbasesh.
Shpresoj e besoj se TI e Vllaznia jote do ja dilni qe c’ke me te o shkodrani i mire Ser Dedia, ndaj te uroj tana t’mirat suksese, pac kemben e mbare e ju prifte e mbara miku im i mire e shume i hershem