Eshte shuar ne moshen 77 vjecare nje nga korifejte, simbolet, ikonat, legjendat e bukurite e perhereshme te historise se futbollit shqiptar, shkodrani virtuoz Sabah Bizi.
Per mua qe e kisha shok e mik te mire e shume te hershem lajmi ka qene sa befasues po aq edhe trondites e gati i pa besueshem pasi kur folem per here te fundit se bashku duke i uruar familjarisht njeri tjetrit Gezuar Vitin e Ri 2025 kurren e kurres nuk do guxoja ta coja dot nder mend se Sabahi pas dy javesh te ketij viti te sapo nisur do t’i linte lamtumiren kesisoj kesaj bote.
Absolutisht nje nga Mjeshtrat me te medhenj te top kembes shqiptare jo vetem te brezit te tij por te krejt historise se futbollit shqiptar te te gjitha koherave nje nga Meteoret e Vllaznise se tij te zemres…nje nga yjet e Partizanit te kohes se Panos se madh e nje nga brilantet e Kombetares shqiptare aq sa edhe i famshmi Beckenbauer nuk e harroi kurre.
Kam shkruar vazhdimisht e gjere e gjate per Sabahin ndaj sot dua ta meditoj gjithe diten per mikun tim te shtrenjte. Te shfletoj e rikujtoj ato qindra mijera kujtime te bukura nder vite qe ti ke lene pas ndaj nuk po dua te riperseris ato c’ka kam thene per ty mese njehere publikisht.
Sot po dua t’i bej nderimin e homazhin qe i takon profesional e njerezor Ikones Sabah Bizi mes lotesh e dhimbjesh ketu ne Michiganin e larget e kallkan te Amerikes por me shpirt e me zemer aty ne Shkodralocen e tij te ngrohte e fisnike.
Futbolli shqiptar sot eshte ne zi.
Besoj e shpresoj se si ne Shkodren e tij te lindjes po ashtu edhe atje ne FSHF e Tiranes po erdhe ne krejt Shqiperine shqiptaret do te dijne se si ta nderojne, respektojne e ti japin lamtumiren e fundit e ta percjellin per ne ate tjetren bote ashtu siç i takon dhe bash siç e meriton i madhi Sabah Bizi.
Do t’i propozoja klubit shkodran te futbollit Vllaznia qe ne shenje nderimi e respekti ndaj jetes, karieres e figures se tij…ta anullonte ndeshjen e radhes ne Superlige kete fund jave …ndersa me rizbritjen ne fushe te luante me shirit te zi ne krah e te mbante 1 minute heshtje…sikurse njejte duhet te ndodhe me te gjitha ndeshjet e radhes se Superliges shqiptare.
Lamtumire mik i cmuar, i rralle e i shtrenjte Sabah Bizi. Ngushellime te sinqerta krejt familjes e fare e fisit Bizi…Shkodres e krejt komunitetit futbollistik shqiptar. Prehu ne Paqe virtuoz i pa perseritshem. Te siguroj se ke qene, je e do mbetesh perjetesisht nga ATA sportiste e njerez te atij lloji qe nuk mund t’i harrosh dot kurre…