Luan prej vitesh në Itali, së fundi spikati edhe me kombëtaren U17 të Shqipërisë duke qenë edhe një nga autorët e golave në ndeshjen miqësore me Malin e Zi që u zhvillua javën e kaluar në Shkodër. E kemi fjalën për Elio Zallin, futbollistin të cilin mësojmë se është me origjinë nga Shkodra, pikërisht nga Kosmaçi, vend ku ka dhe familjen e tij.

E ka nisur karrierën me ekipe të vogla por shkëlqen tek Akademia e Interit me të cilin luan për gjashtë vite me rradhë ndërsa së fundi është bashkuar me Bolonjën.

Elio ka pranuar të japë një intervistë për “Shkodra Sport” ku shpjegon për lexuesit tanë gjithçka mbi karrierën e deritanishme dhe ëndrrat për të ardhmen:

– Elio, kemi mësuar se jeni me origjinë nga Shkodra. E vërtetë kjo?

– Po është e vërtetë. Më quajnë Elio Zalli, kam lindur më 28 qershor 2003 në Pavia të Italisë por vendlindja ime e vertetë ështe fshati im i dashur Kosmac- Shkoder, pjestarët etë cilit i pershendes te gjithe nga zemra.

– A mund të na flisni për karrierën tuaj të deritanishme?

– Kam fillu të luajë futboll ne moshen 5 vjeçare ne nje skuader ku jetoja. Mariano Calcio ne provincen e Comos per 3 vite. Pastaj me kane kerkuar disa klube si Como, Atalanta, Inter dhe kam preferuar te zgjedh Inter. Aty nisa te beja nje paraqitje te mire dhe kam metur shume i kenaqur. Aty mesova se si luhet futboll ne rolin e mbrojtesit te qendres, si i djathte dhe i majte, por kuptohet që kam ende shume per te mesuar si luhet futboll. Tek Akademia e Interit kam lujtur per 6 vite, kam arritur qe 2 vitet e fundit te jem kapiteni i skuadres. Nder keto vite per moshen time kam lujtur ne te gjithe Europen duke bere disa turne te rendesishem e kam fituar disa çmime si lojtari me i mire ne rolin e mbrojtesit.Per nje ne moshen time te luaje kunder Real Madrid, Barcelones, Bajern Mynig etj, eshte nje enderr.

– Por ndërkohë, së fundi jeni bërë pjesë e Bolonjës…

– Kete vite me kane ardhur disa oferta si nga Juventus, Sassuolo, Bolonja edhe ketu preferova ate te Bolonjes ku po e kaloj shume mire. Ne 5 ndeshje te zhvilluara kam shenuar 3 gola. Por per sa i perket golit qe me ka dhene me shume emocione eshte goli qe kam shenuar ndaj Malit te Zi ne “Loro Boriçi” dhe ne qytetin e djepit te futbollit shqiptar.

– Dolët tek kombëtarja shqiptare, si ju erdhi ftesa?

– Drejtuesit e Federatës duke u njohur me arritjet e mia më bënë ftesë për të qenë pjesë e kombëtares U17 dhe unë nuk e kam menduar dy here dhe e kam pranuar me gjithe zemer dhe mundohem te beje nje paraqitje te mire.

– Cilat janë ëndrrat tuaja për të ardhmen?

– Ne te ardhmen shpresoj te vazhdoj me skuadrat e radhes ne kombetaren shqiptare.Jam shume i kenaqur që po kontibuoj për fanellën kuqeblu dhe dëshira më është shtuar më shumë sidomos pas ndeshjes me Malin e Zi ku shenova nje gol qe nuk do ta harroje kurre.
Per momentin jam shume i kenaqur tek Bolonja.

Endrra ime si te gjithe qe luajne futboll eshte te kaloje ne klubet e medha, Real, Barcelona etj. Lojtari qe preferoje eshte Sergio Ramos dhe ish- kapiteni i kombetares shqiptare Lorik Cana. Jo me kot sot mbaj numrin e tij ne fanelle, numrin 5. Dhe ne fund dua te falenderoj familjen time se pa ato une nuk do te kisha këto arritje dhe emozione. Gjithmone falemenderit familja Preke Zalli Kosmac- Shkoder
Nje pershendetje gjithe bashkekombasve shqiptare qe te gjithe sebashku ta ngreme emrin “Albania” sa me larte,
Gjergj KOLA