Ishin në fushë në atë 11 tetor të vitit 2015 dhe ishin në fushë edhe sonte, 8 vite më pas, më 17 nëntor 2023… Ata të katert tashmë kanë vendosur një rekord në historinë e futbollit shqiptar dhe nuk dihet se sa gjatë do të mbetet si i tillë.
Elseid Hysaj (kapiteni), Etrit Berisha (zëvendës kapiteni), Berat Gjimshiti dhe Sokol Cikalleshi (zëvendësi tjetër) si ndër më të vjetrit e kombëtares kuqezi, kanë arritur kualifikimin e dytë në një kampionat europian me fanelën e Shqipërisë. Natyrisht, ishte ne fushe ne Armeni edhe Berat Gjimshiti, ashtu si sonte ne Moldavi, por mbrojtesi nuk pati fatin te grumbullohej per ne Euro 2016, duke u lene ne shtepi nga trajneri De Biasi.
E bënë dikur në Armeni, duke fituar 0-3, e bënë edhe sonte në Moldavi. Tre moksetierët e mbetur nga ajo kombëtare që nisi ciklin me De Biasin dhe po e vazhdon me Sylvinhon. Në mes, 4 trajnerë të ndryshuar por edhe disa skuadra futbolli në rang klubesh.
Dhe të mendosh që nga ai grup, shumë pak vazhdojnë të luajnë në futboll. Shumë e kanë braktisur, të tjerë kanë nisur rrugën si trajnerë apo drejtues, dikush opinionist, dikush Ambasador si Lorik Cana, dikush duke qëndruar në botën e futbollit por me rol tjetër…
Por, ka edhe nga ata si Odise Roshi që do të donin të provonin kënaqësinë e një tjetër Europiani, pasi e provoi në Francë, ashtu sikurse edhe Veseli, që megjithatë do të jetë e vështirë që të gjejnë vend në këtë kombëtare të ndërtuar nga Sylvinho…/telesport/