Turbina e Cërrikut, një dekadë më parë tentoi që të ngjitej në elitë, e madje president në atë kohë ishte aktuali, Gent Gjoka, që afroi lojtarë që patën spikatur edhe në elite, por edhe të huaj. Por edhe pse shkonte mjaft mirë, skuadra cërrikase shpërbëhet në fundin e fazës së parë…Ëndrra mbeti në mes…!
Por, këtë sezon, cërrikasit e kanë nisur ndryshe edhe në saj të mbështetjes së madhe të Bashkisë së Cërrikut dhe ata synojnë që të ndërtojnë një ekip me pretendime në Kategorinë e Parë.
Cërrikasit kanë ndërtuar edhe skuadrën U-21. Por, sot kanë mbërritur për llogari të skuadrës cërrikase shtatë lojtarë nga Brazili, që janë të moshave nga 17-19-vjeçarë, të cilët do të luajnë në skuadrën e paarë, atë U-21 apo dhe moshat që janë ringritur në Cërrik dhe do të jenë në përfaqësim ndryshe duke nisur që nga ky sezon e në të ardhmen.
Por, cërrikasit janë duke synuar që të afrojnë edhe talente nga Kosobva apo dhe Maqedonia e Veriut, veç brazilianëve e afrikanëve, me qëllim që të rrisin performancën e klubit të tyre, por edhe t’i shesin lojtarët…
Në foto, lojtarët brazilianë dhe zyrtari i klubit cërrikas, braziliani Marcelo Boldrin…