Sezoni i Superiores do vetëm 12 ditë për të startuar dhe ekipet po bëjnë përgatitjet e fundit. Por si çdo edicion të ri, “furtuna” e largimit të trajnerëve nuk ka të ndalur në futbollin tonë. I fundit që u largua nga detyra ishte Orges Shehi. Me ish-portierin që u shkarkua nga drejtimi i Partizanit, duke i lënë momentalisht pa trajner të kuqtë.
Por nuk është vetëm Partizani që do jetë me trajner të ri në sezonin 2024-25. Edhe Tirana do ketë një “timonier” tjetër nga ai i sezonit të shkuar. Ku vendin e Fagut që drejtoi në edicionin e shkuar e ka zënë Bledi Shkëmbi. Me korçarin që kthehet të drejtojë në Superiore pas disa vitesh mungesë. Trajnerët nga sezoni i shkuar i kanë ndërruar edhe ekipet e ngjitura nga Kategoria e Parë.
Kështu Bylis ka larguar Bellain për ti besuar pankinën një njohjeje të vjetër si Egbo. Gjithashtu edhe AF Elbasani ka larguar Nevil Deden. Në krye të verdhebluve në ediconin 2024-25 do jetë italiani Bordin. Megjithatë 6 prej ekipeve të Superiores kanë vendosur ta nisin edicionin me trajnerët që mbyllën sezonin e shkuar.
Në këtë mënyrë Vllaznia do drejtohet sërish nga Brdaric që u rikthye në krye të ekipit vetëm 2 javë para përfundimit të sezonit 2023-24. Po ashtu trajnerët shkodranë Martini dhe Cungu, do vijojnë të drejtojnë respektivisht Teutën dhe Laçin. Gjithashtu edhe Skënderbeu duket se do vijojë bashkëpunimin me Gvozdenovic e ndërsa besim absolut duket se ka edhe Tetova në drejtimin e kampionëve të Egnatias.
Endri ÇINARI