Të gjithë flasin në lidhje me epokat apo brezat e lojtarëve më të mirë të Shqipërise dhe padiskutim nuk mund të flas përsa kohë nuk i kam parë dhe jetuar në kohërat e tyre.
Me të drejtë dikush mund të thotë Panajot Pano, Sabah Bizi, Sul Demollari apo Sokol Kushta…

Nuk e di pse, por vërej një kompleks tek njerëzit që mendojne se mbas viteve ‘90 nuk ka pas futboll apo futbollista n’Shqipni.

Jo, e keni gabim. Ja kush është Mbreti për mua, dhe brezin tim: Vior Sinani

Për të qënë korrekt me veten dhe ju, nëse do të kishte njëlloj balotazhi, më duhej të fusja në skene edhe Dejvi Muken, por për statistikat që ka, Viori qëndron më i madhi gjitha kohrave në kampionatin tonë.

Argumenti: Lojtar tipik 9tsh. Vrasés brenda 16tshes. I forte me këmbë, “me duar” dhe kokë. Shpejtesi, nuhatje, altruist dhe shumë profesionist në të gjitha aspektet.
Për ta përmbledhur, jo më kot është dhe golashënuesi i gjithë kohnave.

Nuk e ekzagjëroj, por Bashkia Shkoder duhet ti vendosë një bust në qënder të qytetit. Klubi Vllaznia duhet ta heqi nga fanella nr 9 dhe spaku, një fushe, kompleks apo stadium të marri emrin e tij.

Boll me nderime pasi vdesin njerëzit, nese nuk i nderojmë sa janë gjallë, skane vlere me pas.